by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Sipas gjendjes së orës 20:18, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është katërqind metra e gjatë dhe pritjet janë një orë, ndërsa në hyrje pritjet janë njëzet deri në tridhjetë minuta dhe ka kolona të automjeteve deri në dyqind metra, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është dyqindepesëdhjetë metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve njëzetepesë minuta, teksa në hyrje nuk ka kolona të automjeteve dhe pritjet janë pesë minuta.
Kolona deri në njëqind metra ka edhe në Bërnjak, kur pritjet në dalje shkojnë deri në tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh evropiane të u paraqitën këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare opsione për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Lajmi është bërë publik nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters. Kjo pasoi premtimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndihmuar në mbrojtjen
Janë bërë gjashtë ditë prej kur ka nisur kërkimi i Beqir Malokajt, i cili u raportua si i zhdukur në Istog. Shoqata e kërkim-shpëtimit ka njoftuar se ende është duke vazhduar për gjetjen e tij, të cilët kanë publikuar edhe një video, ku shihet se për gjetjen e tij janë duke u përdorur
Ka vdekur në moshën 25 vjeçare, Lirigzon Karaqica, nga Gllanasella e Drenasit me vendbanim në Suedi. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Karaqica. “Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Lirigzon Karaqicës nga fshati Gllanasellë, me vendqëndrim
Tre kandidatë për kreparlamentar të kuvendit të Kosovës “iu dogjën” Vetëvendosjes për dy seanca sa u mbajtën që nga publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla e Hekuran Murati përveç dështimit për t’i siguruar votat, kanë edhe një të përbashkët- të tre vlerësohen si figurat më përçarëse të


