by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të përpiqen që të mbajnë një konsultë me shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesin e seancës konstituive për të gjetur një kandidat unifikues.
Haradinaj deklaroi se përmes deputetes Tima Kadrijaj do të mundohen që të mbajnë një konsultë para fillimit të seancës së 56-të për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, deputetët duhet të gjejnë një kandidat unifikues.
“Përmes Times do të kërkojmë një konsultë me shefat e grupeve dhe kryesuesin, nëse ka gatishmëri të diskutojmë për kandidaturat. Përveç emrave që i kemi cekë mund të ketë edhe të tjerë. Mirë është që të kemi informatë paraprake që kush do të jetë kryetar i kuvendit. Në seancën para kësaj ishte një lloj befasie se çfarë ndodhi dhe presim që të konsultohemi. Nuk mund ta detyrojmë VV-në kënd mundet me propozua, por të gjejmë një figurë unifikuese. Ka plot emra të VV që i kishim votu”, ka thënë Haradinaj.
Një zi buke është konfirmuar zyrtarisht në Qytetin e Gazës dhe lagjet përreth nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC). Sipas mediave të huaja, sistemi i mbështetur nga OKB-ja dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes ka deklaruar vetëm katër raste të tjera urie që nga
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka akuzuar partitë parlamentare PDK, LDK dhe AAK se po e mbajnë peng konstituimin e Kuvendit për ta penguar ardhjen e Qeverisë Kurti 3. Haxhiu i quajti “opozitë të çoroditur” këto parti, duke i akuzuar se po bëjnë çmos për ta penguar konstituimin e Kuvendit. “Ju kujtohet që
Deputetja e VV’së, Donika Gërvalla, ka folur rreth mospjesëmarrjes në votim të deputetes tjetër të kësaj partie, Shqipe Selimit, në seancën kur emri i saj u hodh në votim për Kryeparlamentare. Gërvalla tha se nuk ka pasur debat në grupin e VV’së rreth kandidimit të saj, teksa vendimin e saj për të mos
Deputeti i LDK`së Krenar Xhaferi ka thënë se asnjëherë nuk ka votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot kundër Hekuran Muratit. Për këtë ai ka thënë se ka disa arsye. Reagimi i plotë: Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me