by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim rreth punimeve të seancës së sotme, ku dështoi sërish zgjedhja e Kryeparlamentarit. Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ndryshoi kandidatin për këtë pozitë, duke e propozuar Ministrin në detyrë të Financave, njëherit deputetin Hekuran Murati.
Propozimi u bë pavarësisht se VV e dinte se partitë tjera nuk do të votonin për Muratin, meqë ishin shprehur qartë se nuk votojnë asnjë emër që ka qenë pjesë e ekzekutivit, shkruan Reporteri.net.
Për dallim nga herët e kaluara ku propozimi bëhej nga nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, sot Murati u propozua nga deputetja Donika Gërvalla, e cila vetë dështoi të merrte votat e nevojshme për këtë pozitë në seancën e së mërkurës.Nga 115 deputetë të pranishëm në sallë, për Muratin votuan 57 deputetë, 52 ishin kundër, ndërsa gjashtë abstenuan.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi se në bazë të rezultatit kandidati i propozuar nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit dhe për rrjedhojë ndërpreu seancën për sot.Kuvendi do të mblidhet serish të dielën, më 24 gusht 2025, në orën 11:00.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas seancës, është pyetur nga gazetarët se kë do ta propozojnë për kryetar të Kuvendit të dielën.Kurti duke qeshur tha ‘’e merrni vesh të dielën’’.Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, emri i një kandidati mund të hidhet në votim vetëm tri herë.
Sekretari i Parlamentit të Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit gjerman për ndihmë ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së. Në një konferencë të përbashkët me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ai ka çmuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën,
Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)- Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, emri i Enver Sekiraqës është përmendur si pjesë e diskutimeve mbi besueshmërinë e dëshmive dhe viktimave të pretenduara. Ky diskutim ngriti pikëpyetje në Kosovë nëse Sekiraqa dëshmoi
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se Marina ukrainase ka kryer me sukses një goditje të saktë ndaj një baze ruse të dronëve, e vendosur në aeroportin Kherson, në territorin e pushtuar të Krimesë. Ky sulm përbën një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të Ukrainës për
FBI ka bastisur shtëpinë e John Bolton në Maryland, i cili ka shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e parë të Presidentit Donald Trump, por më pas është bërë kritik i tij. Kjo bastisje është pjesë e një hetimi lidhur me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, sipas një burimi të afërt