Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur aeroplanët luftarakë pasi pranë Alaskës është vërejtur një avion rus për zbulim dhe mbikëqyrje.

Incidenti ndodhi të enjten dhe është konfirmuar nga Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

Sipas deklaratës së NORAD-it, në ndërhyrje morën pjesë një avion paralajmërimi të hershëm dhe kontrolli E-3 Sentry, dy aeroplanët luftarakë F-16 dhe një aeroplan cisternë KC-135.
Qëllimi i tyre ishte të ndalonin aeroplanin rus IL-20 COOT, i cili po fluturonte brenda zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës (ADIZ). Komanda theksoi se avioni rus nuk ka shkelur hapësirën ajrore të SHBA-së apo të Kanadasë.

“Aeroplani ushtarak rus qëndroi në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore sovrane të SHBA-së apo të Kanadasë. Ky aktivitet rus në afërsi të Alaskës ndodh rregullisht dhe nuk konsiderohet si kërcënim”, thuhet në deklaratë.

“NORAD përdor një rrjet të mbrojtjes së shtresuar që përfshin satelitë, radarë tokësorë dhe ajrorë, si dhe avionë luftarakë për të zbuluar dhe ndjekur avionët dhe për të marrë masa të duhura. NORAD mbetet i përgatitur për të zbatuar një sërë opsionesh në mbrojtje të Amerikës së Veriut”, përfundon njoftimi.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…