Varroset Greta Kryeziu, Haradinaj: Do të kujtohet gjithmonë si shembull i dashurisë për njerëzit

 

 

Sot në fshatin Roganë të Kamenicës, është varrosur Greta Kryeziu, ish-drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë.

Në varrimin e saj morën pjesën shumë qytetarë, sikurse edhe bashkëpunëtorë të saj. Aty ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se në varrimin e saj u ndje dhimbja e madhe për humbjen e saj të parakohshme.

“Por po aq i madh ishte edhe nderimi për vajzën e përkushtuar, profesionisten e palodhshme dhe bashkëpunëtoren tonë, e cila me punën dhe vlerat e saj la gjurmë të pashlyeshme në Kamenicë dhe në Aleancë”.

“Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për njerëzit”, tha Haradinaj.

Ai u shprehu ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe të gjithë miqve të saj.

Greta Kryeziu vdiq të mërkurën nga një sëmundje e rëndë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…