by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Inxhinierët raketorë ukrainas kanë prezantuar raketën lundruese “Flamingo” si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke paralajmëruar prodhimin serik të saj.
Kjo raketë pritet të ketë një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh.
Kompanitë ukrainase e kanë prezantuar këtë raketë që në shkurt në panairin e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake IDEX-25, por nën emrin FP-5. “Flamingo” si një raketë lundruese do të ketë performanca të admirueshme, ku veçohet veçanërisht rrezja e madhe e veprimit prej 3000 kilometrash.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar për fillimin e prodhimit serik, gjë që tregon se të gjitha testimet e armës janë kryer dhe se ekzistojnë njësi të ushtrisë ukrainase të afta për ta lëshuar këtë lloj rakete.
“Dhe kjo është raketa më e suksesshme që kemi pasur deri më tani. Fluturon 3000 kilometra, gjë që është e rëndësishme. Deri në dhjetor do të kemi më shumë prej tyre. Duhet të shohim suksesin e testeve dhe të shohim financimin e këtij programi”, shtoi Zelensky.
Sipas ekspertëve ukrainas, raketa ka një devijim nga shënjestra deri në 15 metra, gjë që në një distancë prej 3000 kilometrash konsiderohet mjaft e precize për raketat moderne lundruese.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas që në qershor ka paralajmëruar prodhimin serik të raketave balistike ukrainase të tipit “Sapsan”. Ajo që është me rëndësi të theksohet është se në Ukrainë, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ka mbetur një bazë industriale e rëndësishme për prodhimin e raketave. /KFVA/
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë
Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së
19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi. I riu, nga ky aksident fatal ditë më
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë