Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premte, pa përjashtuar mundësi që lokalisht të shoqërohen me breshër.

Gjatë ditës më pas nuk mungojnë intervale me diell, derisa në pjesë të vendit frynë erë mjaft e fuqishme jugperëndimore, 9-15m/s, me hove mbi 20m/s (70km/h). Pasdite më vonë rrebeshe mund të zhvillohen pjesëve veriore të vendit, apo përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 19C, derisa maksimalet pësojnë rënie në 27C e 29C.

Përgjatë ditës së shtunë kalojnë më shumë vranësira me mundësi për riga lokale shiu me gjasë përreth zonave malore. Të dielen do të ketë më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale zbresin në 25C e 26C, ndërsa minimalet mëngjesin e së dielës deri në 10C. Në fundjavë frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s. Në fillim të javës vijuese parashihet mot stabil, kryesisht me diell, me temperatura në rritje deri në 30C ditën e martë.

Related Posts

  •     Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të qarkut Osijek-Baranja në Kroaci dhe përveç ndërhyrjeve të shumta të shërbimeve emergjente, për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar. Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, për shkak të stuhisë që

  •     Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë

  •     19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi. I riu, nga ky aksident fatal ditë më

  •     Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë