Spiunonte për Kinën, shpallet fajtor ushtari amerikan

 

 

Një ushtar i Marinës Amerikane në Kaliforni është shpallur fajtor për spiunazh, pasi i shiti sekretet e forcës ku bënte pjesë një agjenti kinez, i cili e rekrutoi atë përmes rrjeteve sociale.

Patrick Wei, 25 vjeç, u dënua për gjashtë akuza, duke përfshirë spiunazh, komplot për të kryer spiunazh dhe eksport të paligjshëm të të dhënave të klasifikuara në lidhje me anijet e Marinës Amerikane.

“Veprimet e të pandehurit përfaqësojnë një tradhti të shëmtuar të besimit që i është dhënë si anëtar i ushtrisë amerikane”, tha prokurori amerikan Adam Gordon në një deklaratë pasi u lexua vendimi.

“Duke shkëmbyer sekrete ushtarake me Republikën Popullore të Kinës për para në dorë, ai rrezikoi jo vetëm jetën e marinarëve të tjerë, por edhe sigurinë e të gjithë kombit dhe aleatëve tanë.”

Patrick Wei, një shtetas i natyralizuar amerikan shërbeu si ndihmës mekanik në marinë. Ai mbante një leje sigurie dhe kishte qasje në informacione të ndjeshme në lidhje me anijen dhe mjete të tjera ujore në Flotën e Paqësorit.

Wei e quante kontaktin e tij kinez “Vëllai i Madh Andy” dhe përmbushte kërkesat për ta mbajtur sekret marrëdhënien e tyre duke përdorur aplikacione të shumta të koduara për të komunikuar dhe pranuar pagesa.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…