by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millakun, ndodhen në terren dhe janë në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve, që po punojnë pa ndërprerje për të lokalizuar dhe vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.
“Një falënderim shkon për ekipet e zjarrfikësve të Klinës dhe atyre nga Peja, Rahoveci dhe Gjakova, të cilët kanë ardhur menjëherë në ndihmë dhe po japin kontribut të çmuar në këtë situatë emergjente”, ka theksuar Elezaj.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin hamullore apo mbeturina, pasi rreziku për përhapjen e zjarreve është shumë i madh dhe mund të shkaktojë pasoja serioze për jetën dhe pronën e banorëve.
Sipas tij, Komuna e Klinës do të vazhdojë të jetë e angazhuar me të gjitha kapacitetet për të menaxhuar situatën dhe për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve.
Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së
19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi. I riu, nga ky aksident fatal ditë më
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë
Inxhinierët raketorë ukrainas kanë prezantuar raketën lundruese “Flamingo” si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke paralajmëruar prodhimin serik të saj. Kjo raketë pritet të ketë një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh. Kompanitë ukrainase e kanë prezantuar këtë raketë që në shkurt në panairin