by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar se Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.
Gjatë qëndrimit, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë disa iniciativa zhvillimore që mbështeten nga Qeveria Gjermane.
Në kuadër të programit zyrtar, të premten, më 22 gusht, ai do të vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), një projekt i rëndësishëm që synon të nxisë sipërmarrjen, inovacionin, zhvillimin e biznesit dhe përmirësimin e aftësive profesionale. Vizita përfshin një sesion informues dhe një tur në hapësirat e kompanive që operojnë brenda parkut.
Ambasada ka bërë të ditur se pas vizitës, në orën 15:30, do të mbahet një konferencë për media në ambientet e ITP-së, ku Sekretari Parlamentar do të japë një deklaratë dhe do të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.
Kjo vizitë, sipas ambasadës, dëshmon përkushtimin e Gjermanisë për të mbështetur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin dypalësh me Kosovën.
Pamje të regjistruara pasditen e së enjtes në zonën e Brrylit, në Durrës, tregojnë momentin kur çadrat dhe shezlongët u “përmbytën” nga një rrymë e papritur detare. Ende nuk dihet shkaku i kësaj batice që ndodhi brenda pak minutash dhe shkaktoi panik te pushuesit, të cilët u larguan me nxitim nga plazhi. Kapiteneria
Është një armatë mbresëlënëse që Uashingtoni po dërgon drejt Detit të Karaibeve. Tre shkatërruesit USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson, së bashku me një total prej 4,000 marinsash, synojnë t’i dërgojnë Venezuelës një sinjal të pagabueshëm se Presidenti i SHBA-së Donald Trump këtë herë e ka seriozisht luftën kundër trafikut të
Dy zyrtarë publik janë arrestuar sot nën dyshimin për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’, shkruan KFVA. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se personat e ndaluar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ,nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka shprehur shqetësim për tendencat që ka thënë ajo se janë shfaqur me qëllimin që partive serbe t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një deklarim pas takimit që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ajo ka thënë se