by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni lindor i Donbasit, të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n, të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit.
Një javë pas samitit SHBA-Rusi, Reuters ka bërë të ditur kornizat e asaj që Kremlini do të donte të shihte në një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës tre vjeçare.
Në thelb, sipas burimeve ruse, Putin ka bërë kompromis dhe lëshime mbi kërkesat territoriale që kishte paraqitur një vit më parë e ku kërkonte që Ukraina ti jepte të katërt rajonet që moska I pretendon si pjesë të saj, Dontesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, të cilat përbëjnë Donbasin, plus Kherson dhe Zaporizhzhia në jug.
Në propozimin e tij të ri, presidenti rus i është përmbajtur kërkesës që Ukraina të tërhiqet plotësisht nga pjesët e Donbasit që ende kontrollon dhe në këmbim, Moska do të ndalonte vijat aktuale të frontit në Zaporizhzhia dhe Kherson.
Moska është shprehur gjithashtu e gatshme të dorëzojë pjesë të vogla të rajoneve të Kharkiv, Sumy dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës që I kontrollon, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.
Putini po i përmbahet gjithashtu kërkesave të tij të mëparshme që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për në NATO dhe për një premtim ligjërisht të detyrueshëm nga aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-të se nuk do të zgjerohet më tej në lindje, si dhe për kufizime mbi ushtrinë ukrainase dhe një marrëveshje që asnjë trupë perëndimore nuk do të vendoset në terren në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse.
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Kievi ndërsa më herët, Zelensky ka hedhur poshtë idenë e tërheqjes nga toka ukrainase dhe ka thënë se rajoni industrial I Donbasit shërben si një fortesë që pengon përparimin rus më thellë në Ukrainë.
Detajet nga kërkesat e putin për ti dhënë fund luftës vijn ë në një kohë që negociatorët po punojnë për organizimin e n jë takimi që do të ulte në tryezë presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Voodymir Zelenksy.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë
Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së
19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi. I riu, nga ky aksident fatal ditë më
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë