Pse u mbyll Ura e Ibrit dhe çfarë synohej përtej?

 

 

24 qershori 1999 shënon ditën kur mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë u vendosën telat me xhemba. Nga ajo ditë ura s’u hap kurrë më.

Këtë lëvizje e bënë forcat franceze të NATO-s të cilat ishin vendosur në pjesën veriore të vendit.

“Urat me tri këmbë”, është dokumentari kushtuar mbylljes së urës, Mitrovicës dhe idesë së ndarjes së Kosovës prej aty.

Bindjet janë të ndryshme në Kosovë se pse u ndërmor hapi për mbylljen e urës.

“Kjo ishte bërë me një qëllim të qartë politik, në emër të sigurisë së serbëve që ndodheshin në veriun e saj. Serbia synonte që ta mbante nën kontroll pjesën veriore dhe kur te vjen puna në negociatat e statusit final të tentojë ta shkëpusë këtë pjesë nga Kosova”, vlerëson analisti politil, Arbnor Sadiku.

“Ndarja në atë kohë – është tepër e vështirë për qytetarët e ri të shtetit të Kosovës ta kuptojnë – ishte tepër e nevojshme”, shprehet gazetari serb, Branislav Kërstiq.

Visar Ymeri, nga instituti “Musine Kokalari”, thekson se mbyllja e urës ishte “ka qenë një zgjidhje praktike e një momenti të caktuar që të shmanget tensionimi”.

Dhe idetë se bëhej fjalë për një plan ndarjeje i hedh poshtë ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

“Ideja nuk ishte ndarje e Kosovës. Nuk ishte për të ndarë Kosovën. Larg asaj. E dini, qëllimi i NATO-s ishte Kosova brenda kufijve të saj administrativë si një vend multietnik, por që të ofrojë njëfarë sigurie të paktën për popullatën në veri deri në momentin kur gjërat të zgjidhen dhe, natyrisht, Kosova mund të lëvizë përpara”

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…