by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se protesta kundër Gjykatës Speciale që nisi më 7 gusht në Prishtinë, do të vazhdojë edhe më 14 shtator në Hagë, nën organizimin e diasporës shqiptare.
Lidhur me këtë, ka folur kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati, raporton KFVA.
“Me kërkesë të bashkëluftëtarëve tanë që i kemi në mërgatë, sidomos në Amerikë dhe në Evropë kanë kërkuar të mbahet një protestë në Hagë, më datë 14 shtator, ditë e diel. Në momentin që ata kanë kërkuar, ne i kemi mbështetur, dhe me të gjitha kapacitetet tona ne jemi në mbështetje të protestës”.
“Ne veçse kemi paralajmëruar për protestën që do të mbahet në Hagë, që do të jetë vazhdim i protestës që u mbajt në Prishtinë më 7 gusht. Unë bëj thirrje, pasi kjo është një protestë gjithë-popullore”, tha ai.
Gucati thotë se kjo protestë po bëhet që t’i bëhet e ditur Gjykatës Speciale se gjykimi atje shihet si i padrejtë.
Derisa kryetari i OVL UÇK-së, thotë se kërkesat do të jenë po të njëjtat, por vetëm që do të përkthehen në gjuhën angleze./KFVA/
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR’it Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav. Të dy ata, siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike. Në njoftim shtohet
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me disa reagime lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, shkaku i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka lidhur këtë situatë me vendimin e ShBA’së për përjashtimin e FSK’së nga “Defender 23”, teksa
Një zhvillim i rëndësishëm për skenën politike dhe profesionale kosovare vjen nga Washingtoni. Kandidati i AAK-së për Kuvend Komunal në Prishtinë ka marrë ftesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndarë përvojën e tij në kuadër të ngjarjes së specializuar lidhur me Financial Public Policies (FPP). Edhe pse për arsye objektive, për
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë jo fort i lumtur, kur është pyetur për vendimin e Amerikës rreth dialogut strategjik. Ai pas përfundimit të fushatës, ka heshtur, dhe është larguar. Nuk e ka thënë asnjë fjalë, përcjell KFVA. Në anën tjetër, mbrojtja e afërt e kanë shtyrë gazetarin Xhemajl Rexha. Momenti: