Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se vendet evropiane do të duhet të paguajnë “pjesën e luanit” të kostove për garancitë e sigurisë së Ukrainës.

Garancitë e sigurisë i referohen angazhimeve të aleatëve ukrainas, për ta mbrojtur atë në rast se Rusia nis një pushtim tjetër pasi të arrihet paqja.

Është një nga prioritetet kryesore të Ukrainës në çdo marrëveshje dhe mbështetja e SHBA-së do të siguronte frenimin më të madh, por Donald Trump dëshiron t’ia kalojë përgjegjësinë Evropës.
“Nuk mendoj se duhet ta mbajmë barrën këtu”, tha Vance për Fox News.

“Presidenti sigurisht pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu. Pavarësisht se çfarë forme merr kjo, evropianët do të duhet të marrin pjesën e luanit të barrës ( pjesën më të madhe)”, shtoi ai.

Trump ka thënë se nuk do të vendosë trupa amerikane në tokë, por mund të ofrojë mbështetje ajrore.

Vendet evropiane kanë formuar një “koalicion të të gatshmëve”, që do të angazhojë forca për të garantuar sigurinë e Ukrainës.

Bloomberg raportoi se 10 vende ishin të gatshme të angazhonin trupa, duke cituar burime diplomatike evropiane.

 

Related Posts