by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e pluralizmit demokratik.
Në komunikatën e saj, OSBE thekson se “e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është një themel i qeverisjes demokratike dhe një element thelbësor i jetës politike gjithëpërfshirëse.”
“Përjashtimi i aktorëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin në institucionet dhe redukton mundësitë për të gjitha komunitetet që të përfaqësohen në mënyrë të drejtë”, vijon tutje reagimi i OSBE.
OSBE thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë dhe të sinqertë të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor, duke theksuar se kjo është “thelbësore për qëndrueshmërinë, integritetin dhe stabilitetin afatgjatë demokratik.”
Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur gjithashtu se do të “vazhdojë të monitorojë situatën nga afër, duke përfshirë edhe procedurat ligjore që mund të zhvillohen më pas përmes Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore (PAZP) si përgjigje ndaj vendimit për moscertifikimin e Listës Serbe.”
Gjykata Kushtetuese i ka dërguar një letër Kuvendit të Kosovës për të kërkuar komentet e deputetëve lidhur me ankesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e partive joshumicë. Ajo që bie në sy është fakti se letra nuk iu drejtua tashmë Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, por Zëvendës Sekretarit të
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga një operacion i dyshuar rus, duke detyruar pilotët të mbështeteshin në navigacionin rezervë dhe në hartat tradicionale për të ateruar në mënyrë të sigurt. Ky ishte rasti më i fundit i
Një portal i aksesueshëm lehtësisht në “clear web”, i cili përmbante mijëra regjistrime audio-video të vjedhura ilegalisht nga mbi 2,000 kamera mbikëqyrjeje, është zbuluar nga Yarix, qendra e ekspertizës së sigurisë kibernetike e kompanisë Var Group me seli në Treviso. Zbulimi është raportuar menjëherë te Policia Postare italiane. Portali, aktiv që nga dhjetori
Gjykata Kushtetuese e ka miratuar masën e përkohshme, të cilën e ka kërkuar Lista Serbe në lëndën që e ka dorëzuar javën e kaluar. Brenda Kushtetueses për Nacionalen kanë bërë me dije se vendimi për miratimin e masës është marrë sot. I njëjti burim ka treguar se vendimi do të publikohet sot gjatë