by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gazetari Ermal Panduri, ka bërë të ditur se përfaqësuesja e Listës Serbe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, punon edhe në institucione paralele serbe.
Sipas Pandurit, Gordana Laban, që nga viti 2020, punon paralelisht edhe si “zyrtare për punësim” në kuadër të të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dega në Graçanicë, vetëm pak muaj para se të emërohej në KQZ.
Ajo është e punësuar në të ashtuquajturën “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dega në Graçanicë.
“Gordana LABAN ZUVIC, anetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e subjektit politik “Lista Serbe”, punon edhe në pozitën “zyrtare për punësim” në kuadër te të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, Dega në Graçanicë; strukturë kjo paralele” ka shkruar Panduri.
Panduri në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se Gordana Laban Zuviç, punon në këtë institucion paralel si “zyrtare për punësim” që nga viti 2020, pra është punësuar vetëm pak muaj para se të emërohej si anëtare e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.
Paraprakisht në emsionin “Debat Plus” Ermal Panduri, ka sjellë detaje edhe sa i përket gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Ramodir Laban. Edhe anëtarët e familjes së tij janë të punësuar në struktura paralele serbe.
Bashkëshortja e Laban, Radoica, prej vitit 2020 punon si bibliotekiste në shkollën paralele të mjekësisë në Graçanicë; djali Aleksandar, jurist, që nga viti 2023 punon në Kuvendin paralel të Komunës së Deçanit; ndërsa djali tjetër, Arso, është i punësuar në të ashtuquajturin Muze të qytetit të Mitrovicës.
SHBA-të dhe Bashkimi Evropian zbuluan të enjten detaje të reja rreth kuadrit të tyre tregtar, duke përfshirë tarifat e kontestuara dhe të pritura për produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuese. Pas javësh negociatash të nxehta, Brukseli dhe Uashingtoni më në fund arritën në një marrëveshje tregtare në fund të muajit të kaluar, duke përcaktuar tarifa
Sot në fshatin Roganë të Kamenicës, është varrosur Greta Kryeziu, ish-drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë. Në varrimin e saj morën pjesën shumë qytetarë, sikurse edhe bashkëpunëtorë të saj. Aty ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se në varrimin e saj u ndje dhimbja e madhe për humbjen e
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër nga pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës tashmë kanë marrë trajtimin dhe janë liruar, shkruan KFVA. Një nga pacientët po vazhdon trajtimin në repartin e Kirurgjisë dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 141/24 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. FSSHK thekson se ky aktgjykim është fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe të gjithë punëtorët shëndetësor e administrativ