E dhimbshme: Ky është 23 vjeçari që vdiq nga aksidenti mëngjesin e sotëm në Dollc

 

 

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës.

Viktima e këtij aksident është 23 vjeçari, Sadik Muslija nga Fshati Dujakë i Gjakovës.

Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Si pasojë e aksidentit, shoferi i automjetit ka ndërrua jetë ndërsa disa persona që kanë qenë udhëtar në autobus kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Prokurori i shtetit me njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML”, ka deklaruar Nikçi për Insajderin

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Spitali i Pejës.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…