Arrestohen dy zyrtarë publik, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin teorik një kandidati

 

 

Dy zyrtarë publik janë arrestuar sot nën dyshimin për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’, shkruan KFVA.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se personat e ndaluar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ,nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave (cash), në atë mënyrë që i dëmtuari ta kaloj testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale si dhe dërgimin para Gjykatës të secilit kryerësve të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim./

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…