by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes së saj dhe të të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, tha se nuk ka qenë problem emri i saj , por problemi është me Vetëvendosjen, raporton ekonomia Online, transmeton KFVA.
“Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam vetëm rastësisht. Donika Gërvalla së pari është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe besoj që kjo duhet të këtë rëndësi për të gjithë, sepse janë votat e qytetarëve që kanë përcaktuar këtë rezultat. Është zëvendëskryeministre, është person jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse me Donikën ne kemi pasur një partneritet të shkëlqyer, një bashkëpunim tepër të mirë. Për ne kjo ka shumë rëndësi, siç e kanë përmendur edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes ne menduam se do të kalojë ky propozim. Mirëpo, ja që opozita nuk dëshiron që të ndryshojë qëndrimin. Besoj që kurdo që ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrin goditjen e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.
“Besoj që sot jeni bindur që nuk ka qenë problem emri im. Problemi është me VV-në, pra opozita bashkë me Listën Serbe, sepse sot edhe një herë u dëshmua që PDK, LDK, AAK, Lista Serbe janë bashkë. Pra ata në vazhdimësi kanë qenë bashkë dhe sot u dëshmua që janë bashkë”, tha ajo.
Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500 dollarë, duke u kthyer nën mesataren lëvizëse 50-ditore dhe duke rritur shqetësimet. Kapitalizimi total i kriptomonedhave zbriti në 3.87 trilionë dollarë, me rrezik për një rënie më të
Në seancën e sotme, LVV propozoi për kryetare të Kuvendit fillimisht Albulena Haxhiun, e cila dështoi përsëri të marrë votat e mjaftueshme. Pas saj, LVV propozoi Donika Gërvallen. Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, e ka komentuar situatën si një strategji të qëllimshme nga ana e liderit të VV-së, Albin Kurti. “Po të
Rusia i ka rritur ndjeshëm operacionet sabotuese në të gjithë Evropën, sipas një raporti të ri. Numri i sulmeve ndaj infrastrukturës kritike është katërfishuar që nga viti 2023. Gjetjet, të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, përputhen me një numër në rritje raportimesh nga media, aktakuzash dhe paralajmërimesh të shërbimeve të inteligjencës,
Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan homologut rus Vladimir Putin në një telefonatë sot, sipas Presidencës turke, shkruajnë mediat e huaja. Në njoftim thuhet se Erdogan i tha gjithashtu Putinit se po ndiqte nga