“VV po propozon “kandidate Ferrari” të cilat e dinë që nuk i marrin numrin e duhur të votave”

 

 

Në seancën e sotme, LVV propozoi për kryetare të Kuvendit fillimisht Albulena Haxhiun, e cila dështoi përsëri të marrë votat e mjaftueshme. Pas saj, LVV propozoi Donika Gërvallen.

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, e ka komentuar situatën si një strategji të qëllimshme nga ana e liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Po të ishte Kurti i interesuar që të zgjidhet Kryetari i Kuvendit, kjo punë do ishte kryer që moti,” u shpreh Vllasi për IndeksOnline.

Sipas tij, qëllimi i Kurtit nuk është konstituimi i Kuvendit, por krijimi i kushteve për zgjedhje të reja.

“Ai e ka për synim Qeverinë e VV, pa koalicion. Dhe përmes zhagitjes me çështjen e Kryetarit/es të Kuvendit, blen kohë. Synon në zgjedhje të reja ku shpreson se do të fitojë sikur në zgjedhjet e fundit.

Vllasi kritikon edhe mënyrën se si po propozohen kandidatët për kryetar Kuvendi.

“Për Kryetare të Kuvendit propozon kandidate/ferrari të cilat e dinë që nuk i marrin numrin e duhur të votave”.

Ai e sheh këtë qasje si pjesë të një llogarie politike që prek edhe Presidenten Vjosa Osmani.

“Po ashtu, me një femër eventualisht në postin e Kryetarit të Kuvendit, synon që t’ia zvoglojë shanset Vjosa Osmanit për rizgjedhje edhe një mandat.”

Sipas Vllasit, zgjedhja do të kishte ndodhur më herët nëse kandidati do të ishte tjetër.

“Me Glauk Konjufcën si kandidat për Kryetar Kuvendi kjo çështje moti ishte kryer.”

Zhvillimet në Kuvend mbeten të pasigurta, me shumë pikëpyetje për hapat e ardhshëm të partive politike në përpjekje për formimin e institucioneve.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…