Steve Witkoff: Trump dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza

 

 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që “të gjithë pengjet të kthehen” nga Gaza dhe bën thirrje që lufta “të përfundojë menjëherë”.

Witkoff e ka thënë këtë në një intervistë të transmetuar ditën e djeshme, më 19 gusht, në “Fox News”.

Duke iu referuar pranimit të një marrëveshjeje të pjesshme për armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi këtë javë, Witkoff ritheksoi angazhimin e Trump-it për lirimin e të gjithë pengjeve.

“Tani, (Trump) ka qenë shumë vendimtar dhe i qartë në postimet e tij në Truth. Ai dëshiron që të gjithë pengjet të kthehen. Ky është qëndrimi ynë,” tha Witkoff, duke iu referuar një postimi të fundit të presidentit Trump, ku thuhej se pengjet do të lirohen vetëm pasi Hamasi të përballet dhe të shkatërrohet.

Trump duket se është në një linjë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po vazhdon me një fushatë të zgjeruar ushtarake kundër Hamasit dhe është zotuar se Izraeli mbetet i përkushtuar për një marrëveshje të plotë që do të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës sipas kushteve të Izraelit.

Megjithatë, Netanyahu nuk e ka refuzuar në mënyrë eksplicite propozimin e miratuar këtë javë nga Hamasi, duke sugjeruar se Jeruzalemi po i mban të hapura opsionet.

Witkoff shtoi: “Kjo luftë duhet të përfundojë menjëherë, 20 pengje duhet të kthehen tek familjet e tyre, dhe një numër i barabartë i të burgosurve palestinezë duhet të lirohen. Thjesht ta mbyllim këtë, t’i sjellim paqe dhe qetësi popullit të Gazës, dhe ta rindërtojmë Gazën ashtu siç është parashikuar nga presidenti.”

Witkoff nuk u shpreh për 30 pengjet e mbetura në Gaza, nga të cilët 28 janë konfirmuar të vdekur. Më herët këtë vit, Trump kishte mbështetur një politikë të emigrimit masiv nga Gaza dhe një rindërtim tërësor të territorit, megjithatë muajt e fundit është distancuar nga kjo ide.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…