Më 14 shtator protestohet në Hagë

 

 

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë.

Protesta do të mbahet me fillim nga ora 14:00.

Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

“Më 14 shtator 2025 Haga do të dëgjojë buçimën e zërit të popullit të Kosovës nga çdo cep i botës. Gjykatës do t’i thuhet se nuk do të lejohet asgjë tjetër në emër të popullit përpos drejtësisë dhe lirisë së Kosovës! Historia nuk mund ndryshohet”, thuhet në njoftim.

Protesta do të mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…