by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, në seancën e parë pas publikimit të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese. Për dallim nga seancat e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot dy kandidate për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën. Asnjëra prej tyre nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme, pra 61. Gërvallën nuk e votoi as deputetja e VV’së, Shqipe Selimi, por prapë, sipas njoftimit të Kuvendit, Haxhiu e Gërvalla u barazuan me vota, nga 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime, shkruan Reporteri.net.
Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim rreth seancës së sotme, ku deputetët dështuan sërish ta konstituojnë Kuvendin. Në rend dite ishin vetëm dy pikat e mbetura: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.
Vetëvendosjes që në nisje të seancës iu kërkuar nga Kryesuesi Avni Dehari që të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit. Në emër të kësaj partie, deputeti Glauk Konjufca propozoi për kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu.
Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, sipas njoftimit, për Haxhiun votuan 57 deputetë, 56 ishin kundër, ndërsa tre abstenuan, duke pamundësuar kështu zgjedhjen e saj.
Dehari kërkoi sërish propozim nga VV, e këtë herë Konjufca e propozoi deputeten Donika Gërvalla Schwarz.
Sipas njoftimit të Kuvendit, edhe Gërvalla mori 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime, ndonëse atë nuk e votoi deputetja e VV’së, Shqipe Selimi.
Selimi e ka konfirmuar se ajo nuk ka votuar për propozimin që Donika Gërvalla të bëhet kryeparlamentare për shkak të postimeve të kësaj të fundit ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e quante figurë e botës së krimit.
“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes.”, ka sqaruar Selimi.
Meqë as Gërvalla nuk i mori votat e nevojshme, Dehari e ndërpreu seancën për sot.
Vazhdimi i saj do të bëhet të premten, në orën 11:00. Nuk dihet nëse VV do të ndërrojë kandidaturat në seancat e ardhshme, ndonëse sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, emri i një kandidati mund të hidhet në votim vetëm tri herë.
Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë. Protesta do të mbahet me fillim nga ora 14:00. Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. “Më 14 shtator
Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, është ndarë nga jeta në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. I njohur për humanizmin, përulësinë dhe besimin e tij të palëkundur në mirësinë e njeriut, Gjykatësi Caprio u bë një figurë e dashur jo vetëm në SHBA, por
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë. I dyshuari është Luan Gashi, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Arrestimin e zyrtarit e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës
Ngritja e çmimeve të shumë produkteve është shqetësim për qytetarët. Edhe evidencat e Agjencisë së Statistikave, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore, pasqyrojnë rritje të çmimeve në shumë produkte bazë për jetesë. Ndërkohë, njohës të ekonomisë vënë në pah se për standardin e jetesës në Kosovë, çmimet aktualisht janë të larta, duke paralajmëruar