Erdogan bisedë telefonike me Putin: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

 

 

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan homologut rus Vladimir Putin në një telefonatë sot, sipas Presidencës turke, shkruajnë mediat e huaja.

Në njoftim thuhet se Erdogan i tha gjithashtu Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet që lidhen me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës.

Nga ana tjetër, në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë për përpjekjet e Turqisë, për të lehtësuar bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll, shkruan KFVA.

Kujtojmë se në ditët në vijim, pritet një takim mes Presidentëve Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, për të diskutuar më gjerësisht për krizën në Ukrainë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…