Dështoi të zgjidhet Kryetare e Kuvendit, vjen reagimi i Donika Gërvallës

 

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka bërë reagimin e parë pas dështimit që të zgjidhet Kryetare e Kuvendit në seancën e sotme.

Ajo ka publikuar një shprehje të babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvallës.

“E thënë me fjalët e poetit: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!””, ka shkruar Gërvalla.

Gërvallën sot nuk e votoi as deputetja e VV’së, Shqipe Selimi.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…