BDI: Edhe VLEN e pranon se Çairi është në kaos, fajtor është Izet Mexhiti

 

 

Deklarata e bartësit të listës së VLEN në Çair për gjendjen “kaotike të infrastrukturës dhe vendbanimeve” nuk është zbulim i ri, është vetëm konfirmim i asaj që BDI e ka thënë vazhdimisht. Çairi nuk është bërë kështu vetvetiu. Ka një fajtor të vetëm: Izet Mexhiti.


Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, prej vitit 2005, Mexhiti ka qeverisur me Çairin dhe e ka shndërruar në simbol të ndërtimeve pa leje, mbi 150 raste të dokumentuara.

“Ai është autori i kaosit urbanistik dhe betonizimit të hapësirave të gjelbra. Ai e ka shndërruar komunën në bankomat personal për pasurimin e tij dhe të familjes së tij, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve. Është paradoksale që sot kandidatët e VLEN flasin për ‘zgjidhje’ ndërkohë që po mbrojnë dhe promovojnë pikërisht autorin e këtij kaosi”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Çairi ka nevojë për vizion, përkujdesje dhe integritet, jo për rikthimin e atyre që e sollën në këtë gjendje, vijon më tej reagimi. “Banorët e Çairit e dinë mirë kush e krijoi problemin dhe kush mund ta zgjidhë”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…