Bahtiri i jep shpresa Faton Pecit: Do ta ndihmojë që ta fitojë Mitrovicën e Jugut

 

 

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, në Tëvë1, ka folur rreth zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ku kandidati i Vetëvendosjes është Faton Peci.

Bahtiri është shprehur i bindur se Peci do ta fitojë garën në raundin e parë pa balotazh.

“Sigurisht që po, asnjë dilemë. Zoti Peci do të fitojë në rundin e parë pa ballotazh me 60% dhe unë do ta ndihmoj që ta fitojë këtë mandat”, tha Bahtiri.

Ai shtoi se ka arsye për ta përkrahur kandidatin e LVV-së, duke përmendur se qytetarët e Mitrovicës kanë reflektuar për zgjedhjet e kaluara.

“Qytetarët e kanë parë që kanë gabuar një herë kur nuk më votuan mua, edhe më kanë kërkuar shumë herë. Unë nuk kam kandiduar, por do ta ndihmoj z. Peci”, theksoi ai.

Duke folur për garën politike, Bahtiri u shpreh se opozita nuk do të ketë më hapësirë në Mitrovicën e Jugut.

“Do të shihni fitoren bindëse në Mitrovicë dhe ju nuk do ta shihni PDK-në më kurrë në këtë qytet”, deklaroi Bahtiri./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…