Aktgjykimi i Kushtetueses: Deputetët mblidhen sot, emri i Albulena Haxhiut mund të propozohet vetëm tri herë

 

 

Edhe gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi vazhdon të jetë pa konstituim të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e shkurtit.

Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sot në ora 11:00 vazhdon për të 55-në herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.

E procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur te zgjedhja e kryetarit.

Lëvizja Vetëvendosje si partia me përqindjen më të madhe të votave në zgjedhjet e fundit insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare.

Për PDK-në, LDK-në e AAK-në emri i Haxhiut është i papranueshëm, pasi sipas tyre nuk është unifikues.

Deri PDK e AAK kërkojnë të ndërrohet kandidati për kryeparlamentar, LVV thekson se si parti me përqindjen më të madhe të votave kanë të drejtë e prezantimit të kandidatit që ata duan.

Në anën tjetër, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë emër të LVV për kryetar të Kuvendit./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…