25 vatra zjarri sot në Kosovë, tri janë ende aktive

 

 

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se, sipas të dhënave të pranuara sot, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 25 vatra zjarri.

Nga këto, 3 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 22 janë lokalizuar, transmeton IndeksOnline.

Me këtë rast, AME-ja u ka bërë apel qytetarëve të denoncojnë rastet e zjarrvënies dhe të raportojnë në numrat emergjentë.

“Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë tek organet ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Në të njëjtën kohë, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës” thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…