Von der Leyen: Bisedimet në Uashington avancuan drejt garantimit të paqes në Ukrainë

 

 

Këshilli Evropian është mbledhur sot për të diskutuar mbi progresin e arritur në Shtëpinë e Bardhë për paqen në Ukrainë.

Sipas shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bisedimet në Uashington avancuan drejt garantimit të paqes në Ukrainë.

“Në Uashington, bisedimet përparuan mbi garancitë e forta të sigurisë për Ukrainën, ndërprerjen e gjakderdhjes, sanksionet dhe kthimin e fëmijëve të rrëmbyer”.

“Puna dhe bashkëpunimi ynë i ngushtë vazhdon”, ka thënë von der Leyen në një postim në X.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…