Vazhdon kërkimi për 67 vjeçarin nga Istogu, angazhohet edhe FSK-ja

 

 

Po vazhdon kërkimi për 67 vjeçarin nga Istogut, Beqir Malokaj, i cili është raportuar i zhdukur.

Lidhur me këtë operacion ka dhënë detaje nënkryetari i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim, Mentor Maloku.

Maloku njoftoi se kërkimeve u janë bashkuar edhe ushtarët e FSK-së.

“Po, operacioni i kërkimit po vazhdon. Disa gjurmë janë gjetur nga familjarët, një palë syze janë gjetur. Tash pritet të verifikohen ato se a i takojnë këtij personi, mbetet që këtë punë ta bëjë hetuesia”, tha Maloku për Klankosova.

“Aktualisht jemi duke i bërë kërkimet në këmbë. Jemi duke e krehur zonën bashkë edhe me ushtarët e FSK-së, policinë dhe qytetarët”, theksoi ai.

“Po presim që të errësohet dhe pastaj kërkimin ta bëjmë edhe përmes dronëve edhe ne edhe FSK-ja”, deklaroi numri i kësaj shoqate./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…