by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hedhur poshtë mundësinë që trupat amerikane do të dërgohen në Ukrainë si garanci për sigurinë e kësaj të fundit.
Trump ka deklaruar se Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër ato që “duan të kenë” trupa në terren, duke theksuar edhe se “nuk mendoj se do të jetë problem”, raporton KFVA.
“Ju keni sigurinë time dhe unë jam president,” thotë ai, duke shtuar se “unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve.”
Trump ka thënë se vendet e tjera janë “të gatshme të dërgojnë njerëz në terren”
Presidenti amerikan është deklaruar edhe për bisedimet me udhëheqësit botërorë në Shtëpinë e Bardhë që ndodhen dje, të cilët ai i quan ata “njerëz të mirë” që “duan t’i japin fund luftës”.
Ai thotë se konflikti në Ukrainë është më afër tyre sepse “kemi një oqean që na ndan”.
“Pra, është një gjë e ndryshme për ta. Kur bëhet fjalë për sigurinë, ata janë të gatshëm të dërgojnë njerëz në terren”, shton ai, raporton BBC, transmeton KFVA.
Presidenti thotë se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë me aspekte të sigurisë, për shembull, përmes mbështetjes ajrore, por thekson se anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë forma kryesore e sigurisë në të cilën mbështetet Ukraina.
Numri i forcave turke në Qipron e pushtuar pritet të arrijë në 100,000 ushtarë , sipas mediave turke. Sipas TRHaber, ushtria turke në Qipro do të dyfishojë forcën e saj luftarake, e cila më parë përbëhej nga një numër i kufizuar njësish artilerie, njësish të mbrojtjes ajrore dhe batalionesh këmbësorie. Tani kjo forcë
Lituania ka përshkruar planin e saj për një zonë mbrojtëse me thellësi 48 kilometra përgjatë kufijve të saj me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke përfshirë minim të fusahve dhe ura të gatshme për prishje në rast të një pushtimi. Krahas Polonisë, tre shtetet baltike kanë filluar të fortifikojnë kufijtë e tyre për të penguar
Deklarata e bartësit të listës së VLEN në Çair për gjendjen “kaotike të infrastrukturës dhe vendbanimeve” nuk është zbulim i ri, është vetëm konfirmim i asaj që BDI e ka thënë vazhdimisht. Çairi nuk është bërë kështu vetvetiu. Ka një fajtor të vetëm: Izet Mexhiti. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që “të gjithë pengjet të kthehen” nga Gaza dhe bën thirrje që lufta “të përfundojë menjëherë”. Witkoff e ka thënë këtë në një intervistë të transmetuar ditën e djeshme, më 19 gusht, në “Fox News”. Duke