Takimi Zelensky-Putin, pas Romës dhe Gjenevës në skenë del… Budapesti

 

 

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump, homologut të tij rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kështu raporton Politico, teksa citon një zyrtar të administratës Trump dhe një person të afërt me administratën.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së po përgatitet për samitin në vendin e Evropës Qendrore, me kryeqytetin hungarez që del si zgjedhja kryesore e Shtëpisë së Bardhë”, raportoi Politico.

Donald Trump propozoi dje një takim trepalësh midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, me pjesëmarrjen e tij. Duket se hapat janë të mbarë për realizimin e tij, por për momentin, as koha dhe as vendi nuk janë përcaktuar.

Megjithatë, Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të martën që takimi të mbahej në Gjenevë, një ide me të cilën u pajtua edhe ministri i jashtëm italian Antonio Tajani, pasi diskutimet fillestare kishin qenë edhe për Romën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…