Takimi me Zelenskyn në Gjenevë, Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

 

 

Zvicra do t’i japë presidentit rus Vladimir Putin “imunitet” nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën.

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm Ignacio Cassis, pasi Gjeneva po përflitet si një nga qytetet ku mund të zhvillohet takimi Putin-Zelensky, me propozim edhe të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Donald Trump propozoi dje një takim trepalësh midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, me pjesëmarrjen e tij. Duket se hapat janë të mbarë për realizimin e tij, por për momentin, as koha dhe as vendi nuk janë përcaktuar.

Megjithatë, Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të martën që takimi të mbahej në Gjenevë, një ide me të cilën u pajtua edhe ministri i jashtëm italian Antonio Tajani.

Por, ndaj Presidentit rus Vladimir Putin rëndon një urdhër arresti i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga viti 2023 për krime lufte në Ukrainë të kryera gjatë pushtimit rus. Megjithatë, siç vëren Politico, Cassis sqaroi se shefi i Kremlinit nuk do të arrestohet nëse do të vinte në vend për të marrë pjesë në një konferencë paqeje.

Ai shtoi se Zvicra është “e gatshme për të pritur një takim të tillë”. “Ne gjithmonë e kemi shprehur gatishmërinë tonë, por sigurisht kjo varet nga vullneti i fuqive të mëdha”, tha ai.

Zvicra e ka sqaruar situatën ligjore”, shtoi ministri, dhe mund të presë një samit të tillë “pavarësisht urdhër-arresti kundër Putinit, për shkak të rolit tonë të veçantë dhe rolit të Gjenevës si selia evropiane e OKB-së”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…