Shkyçja nga energjia elektrike, bizneset: Prej pasluftës s’ka pas akt ma vandal ndaj bizneseve

 

 

Derisa po flitet për gjendjen e bizneseve në Kosovë, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa tha se qeveria Kurti e ka lidhur biznesin veç me pronarin.

“Kjo qeveri është sjellur shumë ftohtë nga problemi i inflacionit, sa herë që janë rritur çmimet, për këtë qeveri ka qenë një problemi përbashkët që po ballafaqohen shumë vende. Nuk është marrë me këtë problematik, as me problemet e bizneseve. Kjo qeveri e ka lon edhe pensionistin, punëtorin, edhe pranuesin e ndihmave sociale të ballafaqohet vet me rritjen e kostos së jetesës.

Kjo qeveri biznesin e ka pa si një palë të kundërt, dhe e ka lidh vetëm me pronarin e biznesit, dhe në një farë mënyre i ka shpall luftë pronarit të biznesit. Është papjekuri e madhe me lidh biznesin me pronarin e biznesit. Ai biznes përveç që është i pronarit, ai krijon punësim, të ardhura për familjet dhe e mbushin buxhetin e shtetit”, tha ai.

Tutje teksa flet për deficitin tregtar, tha se “deri në muajin qershor kemi një deficit tregtar prej 2.9 miliardë euro. Asnjëherë nuk ka qenë më i lartë”.

Afaristi Hamdi Malushaj, tha se shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike, ka qenë akt vandal.

Ai tha se “prej pasluftës ska pas akt ma vandal ndaj bizneseve të vendit. Qysh mundesh me i lanë në terr 60% të ekonomisë”, pyeti Malushaj në Pressing.

“Akti i shkëputjes, nuk na kanë dhënë afat dy orë me i hjekë frigoriferat – serverat, përgatitu se kanë me ta ndalë. Edhe gjykatat kur dojnë me të ekzekutu ta japin një afat për ekzekutim…Punëtorëve të KEDS ju dhimbshim…”, tha ai.

Ai tha se nuk është me Vetëvendosjen, duke shtuar se është opozitë “e të gjithëve deri sot”.

“Nuk kanë ardhë me merita të dëshmuara që kanë me bo diçka të sigurtë, por si dështim i tjerëve para tyre”, shtoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…