Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e Goran Rakiqit për barrikadat në veri

 

 

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës të lëshojë urdhër-arrest ndaj Goran Rakiqit, ish-kryetar i Listës Serbe.

Arsyeja ka të bëjë me vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit, gjatë vitit 2022, kur Rakiqi ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve për këtë rast, PSRK thotë se i ka ndërmarrë dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e të pandehurve në këtë rast penal.

Arbnora Luta, zëdhënëse e PSRK-së, tha se tashmë ka përfunduar intervistimi edhe i të pandehurve Zllatan Ellek (kryetar aktual i Listës Serbe), Igor Simiq dhe Sllavko Simiq.

Ndërsa, sa i përket intervistimit të Goran Rakiqit, Luta tha se “i njëjti është ftuar tri herë, por nuk është paraqitur, fillimisht duke arsyetuar mungesën me probleme shëndetësore, ndërsa për dy ftesat e tjera nuk ka dhënë ndonjë arsyetim”.

“Andaj, me qëllim të sigurimit të prezencës së G.R, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij”, tha Luta për Klankosova.tv.

Hetimet që është duke i zhvilluar PSRK kanë të bëjnë me rastin e barrikadave në vitin 2022, për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, ndërsa kjo Prokurori ka kërkuar urdhër-arrest edhe ndaj 11 personave të tjerë.

Zllatan Ellek, Igor Simiq dhe Sllavko Simiq janë deputetë aktualë të Kuvendit të Kosovës, kurse Goran Rakiq është deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e SNS-së.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…