Peci vizitoi bujkun në Bare veshur me një maicë franceze që kushton hiç më pak se 320 euro

 

 

Bujqit mundohen shumë për të fituar bukën e gojës dhe për të sjell në sofra produkte kualitative. Goxha punë i duhet një bujku që të fitojë 320 euro, aq sa kushton kjo maicë me të cilën ishte sot në Bare, ministri në detyrë Faton Peci.

Ministri në detyrë kishte veshur në këtë vizitë një maicë të markës së njohur franceze “Casablanca”, që në faqen zyrtare kushton 320 euro, shkruan KFVA.

Nëse vizitohet webfaqja zyrtare e markës luksoze franceze, shihet se maica identike e kësaj marke kushton 320 euro, e në disa website të tjera edhe më shtrenjtë.

Ky model i maicës quhet “Casablanca Pique Polo Shirt”, dhe është i markës së njohur Casablanca e cila u dizajnua nga shumë i njohuri Charad Tajer.

Se marka që veshi ministri Peci është e shtrenjtë, vërtetohet lehtë me kërkimet në faqen zyrtare: https://casablancaparis.com/products/ms24-jtp-242-01-pique-polo-shirt

E se Casablanca është markë ekstra luksoze, tregojnë edhe produktet tjera. Kjo maicë, në fakt, është prej produkteve më të lira. Nga kjo firmë ka maica deri në mijëra euro.

 

Kujtojmë se edhe zëvendësministri Hysen Durmishi, ishte kritikuar për një jakne të shtrenjtë që vishte para disa muajsh. Pas kritikave, ai tha se e kishte blerë në treg në Fushë Kosovë dhe është fallco.

As Faton Peci nuk dihet saktësisht ku e ka blerë këtë maicë, e cila nëse u ble nga marka direkt është e shtrenjtë, e nëse është fallco konsiderohet shkelje e ligjit për markat.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…