Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

 

 

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona.

Në Siçili, në Leonforte dy makina përfunduan në lumin Crisa dhe dy persona u shpëtuan nga zjarrfikësit, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur. Në Sardenjë, shiu dhe breshëri kanë shkatërruar hektarë të tërë me tokë bujqësore dhe kanë përmbytur disa qytete.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm portokalli për Ligurinë dhe Lombardinë  duke filluar nga ora 21:00 e së martës. Në Milano dhe Bergamo, kopshtet dhe parqet publike do të mbyllen më 20 gusht.

Në Italinë Veriore dhe Qendrore, reshje të forta me stuhi priten në rajonet Valle d’Aosta, Piemonte, Liguria, Lombardi, Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Veneto dhe Toskana. Për këto zona, është lëshuar alarm i verdhë nga Mbrojtja Civile.

Arezzo ka përjetuar rrebeshin e tretë të rrëmbyeshëm brenda tre ditësh i cili ka shkaktuar përmbytje dhe ka bllokuar disa rrugë. Ndërkohë, në Peruxhia, erërat dhe reshjet e dendura rrëzuan pemë në autostradën Perugia-Bettolle, duke detyruar mbylljen e përkohshme të saj.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe ndjekje të udhëzimeve të emergjencës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…