by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses konstatoi që Avni Dehari i Vetëvendosjes, i cili kryesoi seancat për konstituimin e Kuvendit, ka shkelur Kushtetutën, raporton
Po ashtu, Kushtetuesja urdhëroi që të kthehet votimi i hapur, sepse ashtu u morën vesh partitë në takimin e 8 prillit.
Pork jo nuk po i shkon për shtati Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas publikimit të Kushtetueses, partia e Albin Kurtit tha se Gjykata përmes aktgjykimit “ka shkruar rregull të ri”.
“Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët e vonesës për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cenon demokracinë”.
Nga kjo parti thanë se në arsyetimin e Gjykatës “dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë”.
Ndërsa, pak orë para publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, tha se gjithmonë i ka respektuar vendimet e Kushtetueses.
“Por, kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë pazakonshëm i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti gjatë së hënës.
Në sulm u hodhën edhe eksponentë të tjerë të VV’së.
“Te vetmet fitore që i kanë mbetur kryetarit të LDK-së janë këto “fitoret” në tavolinë të gjykatësve të kohës së PAN-it. Sepse në popull po dalin të tretit qe sa herë”, shkroi ai në Facebook.
Edhe Dimal Basha, pas publikimit të Atkgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstitutive, iu drejtua partive politike se “në popull jeni të humbur të gjithë”.
“Nuk habitet kush që fitoni në Gjykata”, shkroi ai.
Akuzë të rëndë bëri edhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.
“Opozita gjykatat në dorë i ka, por vullnetin e popullit asnjëherë”.
Reagimi i partive tjera
“I bëj thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”, tha Krasniqi.
“Mosrespektimi i këtij vendimi nuk është opsion. Nuk do ta lejojmë asnjë përbuzje të shtetit dhe Republikës. Në këtë vend, mbi Kushtetutë nuk ngrihet askush”, tha ai në një postim në Facebook.
Kurse ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se aktgjykimi, në tërësinë e tij, është i qartë, koherent me atë të datës 26 qershor dhe me dispozitivin e shpallur disa ditë më parë. Hasani në një intervistë për KosovaPress deklaroi se pas një arsyetimi kaq bindës të Gjykata Kushtetuese dhe gjerësisht të argumentuar ‘është dashur t’i merret e drejta deputetit, Avni Dehari për të drejtuar seancën konstituive’.
Aktgjykimin plotë e gjeni: KËTU
Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot vetëm se kanë filluar të ndodhin në dalje. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë. Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes së saj dhe të të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, tha se nuk ka qenë problem emri i saj , por problemi është me Vetëvendosjen, raporton ekonomia Online, transmeton KFVA. “Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam
Kompania Dubova Reisen konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova u aksidentua në Gjermani në orët e para të 20 gushtit. Nga kjo kompani thanë se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime. “Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta
Një rrëshqitje masive dhe e frikshme dherash ka goditur ishullin e Santorinit, duke u shembur drejt detit dhe duke mbuluar me re pluhuri fshatin piktoresk në Greqi, ndërsa dhjetëra turistë panë skenën e tmerrshme. Ngjarja ndodhi vetëm gjashtë muaj pasi ishulli turistik ishte përballur me një seri të jashtëzakonshme tërmetesh. Pamjet filmike tregojnë