Kthimi i bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Bashkatdhetarët që kanë kaluar pushimet në Kosovë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, dhe si pasojë, në disa pika kufitare janë krijuar kolona të gjata.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Merdares është raportuar kolonë deri në 700 metra, ndërsa koha e pritjes për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Kolona janë krijuar edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku qytetarët po presin deri në 25 minuta për dalje.

Ndërkohë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, koha e pritjes është më e shkurtër, deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për kolona të gjata, dhe qarkullimi është më i lirë. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…