by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shoqata e Transportit të Autobusëve Podujevë- Prishtinë mbajti sot protestë para Komunës së Prishtinës, për shkak të rikthimit të ndalesës për kthimin e autobusëve te Xhamia e Llapit.
Protesta është zhvilluar në orën 8:00 të mëngjesit, në kohën kur u bë edhe nisja e parë nga Podujeva për në Prishtinë.
Në protestë u kundërshtua rikthimi i ndalesës te Xhamia e Llapit.
Kjo protestë pasoi aksionin e një dite më parë të Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku u ndalua kthimi i autobusëve të Podujevës nga Xhamia e Llapit.
Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, tha të hënën për Ekonomia Online se kërkesa e Shoqatës për ta bërë kthimin në këtë lokacion është e papranueshme për komunën.
“Shoqata e autobusëve të Podujevës e pat paralajmëruar para 10 ditësh këtë grevë, ne kemi pasur një takim ditën e premte në polici bashkë me të njëjtit dhe ju kemi dhënë disa propozime për ta zgjidhur situatën. Në ndërkohë policia ju ka konfirmuar atyre madje edhe me vendim me shkrim, siç kemi marrë informacion sot, se greva mund të zhvillohet sepse është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, mirëpo nuk mund të ketë pengesë në qarkullim të komunikacionit, që nënkupton se sikurse herën e kaluar autobusët nuk mund të qëndrojnë për ta bllokuar ndonjërin nga shiritët, siç ka qenë rasti i mëhershëm te Komuna apo edhe tash siç është bërë bllokimi tek lagja Top Hane”, tha Lushaku./KFVA/
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millakun, ndodhen në terren dhe janë në koordinim të plotë me ekipet
Inxhinierët raketorë ukrainas kanë prezantuar raketën lundruese “Flamingo” si produktin më të ri të industrisë ushtarake ukrainase, duke paralajmëruar prodhimin serik të saj. Kjo raketë pritet të ketë një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh. Kompanitë ukrainase e kanë prezantuar këtë raketë që në shkurt në panairin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni lindor i Donbasit, të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n, të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit. Një javë pas samitit SHBA-Rusi, Reuters ka bërë të ditur kornizat e asaj që Kremlini do
Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash dhe ura që do të ishin gati të shkatërroheshin në çdo moment në rast të një pushtimi nga njëri prej të dy vendeve. Tre shtetet baltike, së bashku me