by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se kishte harruar apo nuk ishte i vetëdijshëm që mikrofoni ishte i ndezur dhe u regjistrua duke i thënë presidentit francez, Emmanuel Macron, se mendon që presidenti rus, Vladimir Putin, “dëshiron të bëjë një marrëveshje”.
Biseda midis dy udhëheqësve botërorë u zhvillua përpara takimit shumëpalësh në Shtëpinë e Bardhë.
Trump u dëgjua në mikrofon pasi pati një takim me Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale dhe po shkonte për bisedime me udhëheqësit evropianë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, i pëshpëriti Trump Macronit në Dhomën Lindore.
“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton këtë? Sa e çmendur që tingëllon”, shtoi Trump.
Presidenti amerikan besohet se e ka ndërprerë takimin e tij me Zelenskyn dhe udhëheqës të tjerë evropianë për të telefonuar Putinin.
Një burim i tha CNN se udhëheqësit evropianë nuk ishin të pranishëm për diskutimin e Putinit dhe Trumpit.
Biseda me udhëheqësit evropianë ishte planifikuar të vazhdonte pas telefonatës me Putinin, siç raportohet nga gazeta gjermane Bild.
Ndërkohë, Trump foli hapur për bisedën e tij me Putinin në një postim në Truth Social.
“Pata një takim shumë të mirë me të ftuarit e shquar, presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës, presidentin Emmanuel Macron të Francës, presidentin Alexander Stubb të Finlandës, kryeministren Giorgia Meloni të Italisë, kryeministrin Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar, kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, i cili përfundoi me një takim të mëtejshëm në Zyrën Ovale”, shkroi ai.
“Gjatë takimit diskutuam Garancitë e Sigurisë për Ukrainën, të cilat garanci do të ofroheshin nga vendet e ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë janë shumë të lumtur për mundësinë e paqes për Rusinë/Ukrainën”, shtoi Trump.
Numri i forcave turke në Qipron e pushtuar pritet të arrijë në 100,000 ushtarë , sipas mediave turke. Sipas TRHaber, ushtria turke në Qipro do të dyfishojë forcën e saj luftarake, e cila më parë përbëhej nga një numër i kufizuar njësish artilerie, njësish të mbrojtjes ajrore dhe batalionesh këmbësorie. Tani kjo forcë
Lituania ka përshkruar planin e saj për një zonë mbrojtëse me thellësi 48 kilometra përgjatë kufijve të saj me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke përfshirë minim të fusahve dhe ura të gatshme për prishje në rast të një pushtimi. Krahas Polonisë, tre shtetet baltike kanë filluar të fortifikojnë kufijtë e tyre për të penguar
Deklarata e bartësit të listës së VLEN në Çair për gjendjen “kaotike të infrastrukturës dhe vendbanimeve” nuk është zbulim i ri, është vetëm konfirmim i asaj që BDI e ka thënë vazhdimisht. Çairi nuk është bërë kështu vetvetiu. Ka një fajtor të vetëm: Izet Mexhiti. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që “të gjithë pengjet të kthehen” nga Gaza dhe bën thirrje që lufta “të përfundojë menjëherë”. Witkoff e ka thënë këtë në një intervistë të transmetuar ditën e djeshme, më 19 gusht, në “Fox News”. Duke