Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë kërkon ndihmë për transplantim të mëlçisë, kushton 100 mijë €

 

 

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se jeta e saj është në rrezik.

Sipas mjekëve, asaj i duhet të bëjë transplant të mëlçisë që kushton 100 mijë euro.

“Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj dhe institucionin tonë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor”, thuhet në njoftim./Periskopi

Njoftimi i plotë:

Beneficiary name: Fahrije Kryeziu

Account No.: XK051702003012234187

Bank name: NLB Banka sh.a.

Bank address: Ukshin Hoti nr 124, Prishtinë, Kosovë

Swift Code: NLPRXKPR

Adresa: Fshati Rogacice, pn Kamenicë

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…