Bie sasia e ujit te burimi i Vrellës, nisin reduktimet

 

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se kanë nisur reduktimet e ujit në komunën e Istogut.

Kjo për shkak të rënies së sasisë së ujit në burimin e Vrellës, si dhe thatësirave të mëdha.

Sipas KRU “Hidrodrini” reduktimeve do t’u nënshtrohen zonat që furnizohen nga burimi i Vrellës, përkatësisht rruga “Djemtë e Vrellës”, zona e Stupeve, Kamenicës, dhe sipas nevojës pjesë të ndryshme të fshatit Vrellë.

“Orari i reduktimeve është nga ora 09:00 deri në 15:00, dhe mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës” thuhet në komunikatën e KRU-së./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…