Afati kushtetues po rrjedh për 30 ditëshin, ende s`ka ftesë për seancë të Kuvendit

 

 

Dje Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me seancat e mbajtura për konstituimin e Kuvendit. Sipas Kushtetueses seancat e mbajtura nga data 27 qershoR deri me 26 korrik janë të pavlevfshme, duke theksuar se kryesuesi i Kuvendit Avni Dehari ka shkelur edhe kushtetutën. Prandaj sipas aktgjykimit, deputetët janë urdhëruar që të konstituojnë kuvendin brenda 30 ditëve me votim të hapur, por deri më tani ata nuk kanë marr ftesë zyrtare për vazhdimin e seancës, shkruan KFVA.

Kështu ka konfirmuar për Periskopin deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi dhe ai i LDK, Krenar Xhaferi.

“Ende nuk kemi njoftim zyrtar”, thanë deputetët.

Në anën tjetër aktgjykimi i plotë i gjykatës Kushtetuese nuk u prit mirë nga deputetë të Vetëvendosjes, të cilët u hodhën në sulm e akuza ndaj Gjykatës.

Aktgjykimin plotë e gjeni: KËTU

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…