by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, paralajmëroi se sot do të dorëzohet padi në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti elektrik.
Ai tha se Oda Ekonomike e Kosovës do të përdorë hapësirën ligjore për të mbrojtur bizneset anëtare.
“Si Oda ne sot në emër të anëtarëve të OEK-ut do ta shfrytëzojmë rastin të shkojmë me kërkesë padi në Gjykatën Supreme, lënda është kompletuar, sot do të dorëzohet në administratën e Gjykatës Supreme. Do të kërkojmë të drejtën që na njeh ligji, në emër të bizneseve. Ne si OEK nuk e kemi gëzuar të drejtën për të shkuar në Gjykatë Komerciale në emër të bizneseve, por në Gjykatën Supreme kemi gjetur hapësirë ligjore që mundemi me shkuar,” tha ai.
Rafuna tha se procesi është zhvilluar me veprime të kundërligjshme dhe të padrejta, të cilat sipas tij kanë dëmtuar rëndë ekonominë e vendit.
Rafuna për Ekonomia Online tha se ndërprerjet e bëra gjatë uikendit i kanë ekspozuar bizneset si të ishin të paligjshme, gjë që, sipas tij, është e papranueshme, transmeton KFVA.
“Në këtë proces kanë ndodhur shumë veprime të kundërligjshme, shumë veprime të pa menduara mirë dhe jo të drejta. Përveç që të kundërligjshme dhe të dëmshme që i kemi arsyetuar shumë herë, nuk ka qenë e drejtë që energjia elektrike të ndërpritet ditën e shtunë kur është uikend e që biznesi të jetë deri sot pa energji elektrike dhe të mos ketë mundësi të bëjë asgjë. Gjatë uikendit na kanë informuar që me polici ju kanë shkuar, ju kanë krijuar një imazh shumë të keq sikur të jenë biznese kriminale, se jo biznese shumë të ndershme që kanë paguar tatim dhe çka ka pasur të bëhet një shkëputje e energjisë elektrike”, tha Rafuna.
Ai bëri të ditur se sipas të dhënave të OEK-ut deri më tani janë shkyçur nga energjia elektrike rreth 450 biznese dhe se pritet që numri të rritet.
“Deri tani të dhënat që i kemi janë rreth 450 biznese që janë shkyçur nga energjia elektrike. Pritet që sot të ketë edhe shkyçje të tjera sipas KESCO-s dhe ZRRE-së. Kërkesa jonë është që të pezullohen gjitha këto veprime dhe të mos i dëmtojnë më shumë bizneset dhe ekonominë e vendit”, tha Rafuna.
Ai shtoi se dëmet për bizneset janë të pariparueshme dhe akuzoi ZRRE-në për veprime të dhunshme.
“Sa i përket veprimeve tjera ne do të konsultohemi me bizneset gjatë këtyre ditëve dhe do të shohim se cili do të jetë reagimi i bizneseve. Por, dëmi që iu ka shkaktuar bizneseve është i pariparueshëm, me veprime të kundërligjshme, me veprime të dhunshme të ZRRE-së. Edhe heshtja e qeverisë kundrejt këtij problemi kaq të madh, kaq të ndishëm dhe kaq të rëndësishëm jo vetëm për ekonominë dhe biznesin por edhe për qytetarët e Kosovës është e padrejtë,” tha ai.
ZRRE-ja ka njoftuar se nga e shtuna (16 gusht) ka filluar shkyçjen nga rrjeti për të gjitha bizneset që i plotësojnë kushtet për të dalë në treg të hapur të energjisë nëse ato nuk kanë lidhur kontratë me furnizues. Ky vendim erdhi pasi që Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale i ka dhënë të drejtë ZRRE-së në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Vendimi për liberalizimin e tregut ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025, sipas të cilit të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit janë të obliguara të kalojnë në tregun e hapur. Për të mos mbetur pa energji gjatë kësaj periudhe tranzitore, bizneset u furnizuan përkohësisht nga KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit.
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në fshatin Lisock të Kamenicës, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur 1500 kg speca që dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia. Malli është konfiskuar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës. “Më datën 17.08.2025 njësitet policore nga DRPK-Lindje SPMK–Muqivërcë, pas sigurimit të informatave operative rreth dyshimeve për
Presidenti Volodymyr Zelensky ka dënuar një sulm “demonstrativ dhe cinik” ndaj një pallati banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Rusia “nuk duhet të shpërblehet” për luftën e saj kundër vendit të tij. Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se Rusia është në dijeni që sot në Uashington po mbahet një takim
Aleanca Kosovare e Bizneseve sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i saj, Agim Shahini ka thënë se me vendimin e ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë, këto biznese po përballen me një krizë të paprecedentë. Ai ka thënë se KEDS në mënyrë të dhunshme me
Deputeti i AAK, Daut Haradinaj ka reaguar për krizen energjetike në vend, duke akuzuar qeverinë Kurti në detyrë për “krim të organizuar shqiptaro-serb nëpërmjet rrymës”, shkruan KFVA. “Në javën e parë të qeverisjes së tij ai anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në 2023-2024. Plani i