Zelensky: Trumpi ka forcë për ta detyruar Rusinë të bëjë paqe

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia mund të detyrohet të ndalë luftën në Ukrainë vetëm përmes forcës.

Zelensky ka thënë pas një takimi që ka pasur me të dërguarin e SHBA-së, Keith Kellogg, të hënën në Washington, se vetëm Trumpi e ka forcën që nevojitet për ta ndalë Rusinë.

“Kur diskutohet paqja për një vend në Evropë, kjo do të thotë paqe për të gjithë Evropën. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë me përpjekje maksimale për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar siguri të besueshme. Mbrëmë, sulmet ruse ndaj qyteteve tona vazhduan. Midis të vrarëve ishin dy fëmijë dhe dhjetëra njerëz u plagosën. Diskutuam situatën e fushëbetejës dhe aftësitë tona të forta diplomatike të Ukrainës dhe të gjithë Evropës së bashku me Amerikën. Rusia mund të detyrohet të arrijë paqe vetëm nëpërmjet forcës dhe presidenti Trump e ka atë forcë. Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet që paqja të ndodhë”, ka thënë Zelensky.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…