Zelensky para takimit me Trump: Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin

Presidenti Volodymyr Zelensky ka dënuar një sulm “demonstrativ dhe cinik” ndaj një pallati banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Rusia “nuk duhet të shpërblehet” për luftën e saj kundër vendit të tij.

Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se Rusia është në dijeni që sot në Uashington po mbahet një takim për t’i dhënë fund luftës dhe ndërkohë po sulmon rajonet e Kharkivit, Zaporizhias, Sumyt dhe Odesës.

Mekanizmi ushtarak rus vazhdon të shkatërrojë jetë pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative për të mbajtur presionin mbi Ukrainën dhe Evropën, si dhe për të poshtëruar përpjekjet diplomatike.”- shkruan ai.

Pikërisht për këtë arsye po kërkojmë ndihmë për t’i dhënë fund vrasjeve. Për këtë arsye duhen garanci të besueshme sigurie. Për këtë arsye Rusia nuk duhet të shpërblehet për pjesëmarrjen e saj në këtë luftë

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…