by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kishin hequr dorë nga e drejta për shqyrtim periodik të paraburgimit ndaj tyre deri në marrjen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në ankesën ndaj vendimit të shkallës së parë për refuzimin e kërkesave për lirim të përkohshëm.
Njoftimet për heqje dorë nga kjo e drejtë, Veseli dhe Krasniqi i kishin dorëzuar më 1o qershor 2025. Ndërsa, Selimi e kishte dorëzuar njoftimin e tij një ditë pas, përkatësisht më 11 qershor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton KFVA.
Ndryshe, kjo ankesë e Selimit, Veselit dhe Krasniqit në Apel është rrëzuar në tërësi përmes vendimeve të ndara më 13 gusht 2025 nga gjyqtarja Michele Picard.
Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.
Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.
“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.
Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi i ujit në Zveçan. Si pasojë, sipas KRU “Mitrovica”, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. “Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka shkarkuar një gjeneral, agjencia e të cilit kishte nxjerrë një raport fillestar të inteligjencës për dëmet në objektet bërthamore iraniane pas sulmeve amerikane. Kjo duket se ka zemëruar presidentin amerikan Donald Trump. Gjeneral-lejtnanti Jeffrey Kruse nuk do të vazhdojë më të ushtrojë detyrën e shefit të
Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës në Kërçovë, humbën jetën në një aksident me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar. Shkolla shprehu ngushëllimet e saj duke theksuar se humbja e Erionës dhe
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, i cili nuk arritur të zgjidhte kryetar i Kuvendit, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri. Duku iu përgjigjur kritikave të Tahirit për kategoritë e dala nga lufta, Murati ka bërë me dije se gjatë mandat sa ka qenë ministër i Financave pensionet për kategoritë e luftës