Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

 

 

Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë,  për të telefonuar Presidentin rus Vladimir Putinin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi do të vijojë me liderët e BE-së, Presidentin ukrainasi Volodymyr Zelensky dhe kreun e NATO-s, pasi të përfundojë telefonata me shefin e Kremlinit.

Trump më herët nga Zyra Ovale, gjatë daljes para mediave përkrah Zelenskit tha se do ta telefononte udhëheqësin rus pas takimit me udhëheqësit europianë në Uashington, por duket se vendimi ka ndryshuar.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…